Franca këtë vit regjistroi rreth 90.000 kërkesa për marrjen e statusit të refugjatit dhe pothuajse të gjithë këta njerëz do të mbeten në vend, shkruan gazeta “Figaro”.

Statistikat, të cilave u referohet gazeta, tregojnë se presioni migrues nuk ka përfunduar dhe madje këtë vit është vërejtur rritje prej 10 për qind e kërkesave të parashtruara.

Rritja e këtillë ndoshta nuk duket e madhe, por prapa saj fshihet një rritje edhe më e madhe e valës së migrantëve, sepse ekziston një praktikë e shtrirë gjerësisht, ndërkaq që ajo është në raport të 25 për qind të kandidatëve për azil  fillon procedura për kthim në vend, përmes vendit të cilit kanë hyrë në BE, siç parasheh Rregullativa e Dablinit.