Shtetasit e huaj që kanë punuar në vijën e parë të frontit kundër pandemisë së coronavirusit në Francë, do t’iu mundësohet të bëhen më shpejt shtetas francez.

Aplikantët “të cilët kanë kontribuar në mënyrë aktive në vijën e frontit të luftës kundër COVID-19, dhe në veçanti personelin shëndetësor, do t’iu përshpejtohen dhe lehtësohen procedurat”, njoftoi të martën Ministrja e Shtetësisë, Marlene Schiappa. Direktiva u është dërguar zyrtarëve lokalë.

Schiappa tha se nuk e dinte sa njerëz do të ndikoheshin nga vendimi, i cili synon të njohë kontributet e punëtorëve të huaj.

Sipas mediave lokale, vendimi do të bënte që kërkesa e qëndrimit për ata që aplikojnë për shtetësi të ulet nga pesë në dy vjet.

Në korrik, qeveria franceze miratoi ngritjet e pagave me vlerë totale prej 8 miliardë euro për punonjësit shëndetësorë, pasi përshëndeti rolin e tyre në luftën kundër coronavirusit.