Franca ka miratuar një ligj të ri, përmes të të cilit e ndalon përdorimin e gotave dhe pjatave të plastikës, për shkak të mbrojtjes së ambientit, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.

Ligji i cili do të hyjë në fuqi në vitin 2020, është një plan i cili bën që Franca të ndihmojë shumë në trajtimin e ndryshimeve klimatike.

Edhe pse ekologët janë në favor të kësaj ndalese, të tjerët argumentojnë se kjo i shkelë rregulloret e Bashkimit Europian, për lëvizjen e lirë të mallrave.