Qeveria franceze pritet të rrisë mbështetjen e saj për industrinë vendase të makinave, si në një përpjekje për të zbutur efektin financiar të shkaktuar nga pandemia e COVID-19.

Me këtë, Franca prite t’i ndajë 8 miliardë euro për ta shpëtuar këtë industri.

Siç ka njoftuar presidenti Emmanuel Macron, konsumatorët mund të marrin deri në 12 mijë euro nga qeveria për të blerë një makinë elektrike.

“Kriza shëndetësore solli një ndalesë masive dhe brutale në industrinë e automjeteve franceze. Ajo është pjesë e ekonomisë sonë, mijëra vende punë. Mbështetja jonë do të rritet masivisht,” ka deklaruar presidenti francez Emmanuel Macron.