Maqedonia mbetet vend pjesërisht i lire. Në raportin më të ri të organizatës joqeveritare amerikane “Freedom House”, Maqedonia vazhdon të mbetet në grupin e vende që janë pjesërisht të lira me koeficient 58, vetëm një pikë më mire se sa në raportin e vitit të kaluar. Përveç Maqedonisë, nga në grupin e vendeve pjesërisht të lira janë edhe Shqipëria, Kosova dhe Bosnjë-Hercegovina.

“Në Maqedoni, ndërmjetësimi I Uashingtonit dhe Brukselit, ndihmoi në zgjidhjen e krizës së tejzagjatur politike, duke e hapur rrugën për një qeveri të re dhe demokratike”, shkruan për Maqedoninë në raportin e titulluar “Liria në botë”.

Nga gjithsej 195 shtete në raport, 49 nuk janë të lira, 58 janë pjesërisht të lira ndërsa 88 janë të lira.