Në raportin vjetor të organizatës Freedom House të botuar sot, Maqedonia e Veriut, megjithëse regjistron një rritje prej tre pikësh nga raporti i mëparshëm, ende është në grupin e vendeve me liri të pjesshme. Raporti thekson se numri i vendeve të caktuara si jo-të lira ka arritur nivelin më të lartë.

Në Maqedoni të Veriut, raporti ka theksuar se është zgjedhur “një qeveri reformiste dhe institucionet kanë përjetuar rimëkëmbje prej dëmit të shkaktuar nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski”.

Gjithashtu theksohet seqeveria e Kryeministrit Zoran Zaev ka ndryshuar ngecjen demokratike për një kohë të gjatë, por vendit ende i është mohuar shansi për t’u bërë një anëtar i Bashkimit Evropian.”

Në raportin vjetor, sa i përket lirisë në botë, është thënë se pandemia vdekjeprurëse, pasiguritë ekonomike dhe fizike, si dhe konfliktet e dhunshme, që janë raportuar në botë, kanë rezultuar me humbje të mëdha të mbrojtes së demokracisë kundër armiqve autoritarë, duke zhvendosur ekuilibrin ndërkombëtar në të mirë të tiranisë.

Në raportin e titulluar “Demokracia nën rrethim 2021”, është thënë që më pak se një e pesta e njerëzve në botë tani jeton në shtete krejtësisht të lira.

Aktorët autoritarë janë bërë më të guximshëm më 2020, teksa demokracitë kanë bërë kthim mbrapa, duke rezultuar me vitin e 15-të me radhë që raportohet për rënie të demokracisë në botë, bazuar në raportet vjetore të përpiluara nga organizata me bazë në Uashington, Freedom House.

Në gjetjet e raportit është vërejtur se numri i shteteve “jo të lira” ka arritur në nivelin më të lartë, prej kur ka nisur përkeqësimi i demokracisë më 2006, dhe se numri i shteteve që kanë pësuar rënie në fushën e të drejtave të njeriut ka tejkaluar vendet që kanë shënuar përparim, në shkallën më të madhe në periudhë 15-vjeçare.(INA)