Drejtuesit e Milanit, Marko Fasone dhe Masimiliano Mirabeli zhvilluan ditën e djeshme një takim në Londër me menaxherin e famshëm Jorge Mendes. Sipas “Sky Sport”, dyshja e Milanit gjatë takimit u interesua te agjenti i Ronaldos në lidhje me ndonjë largim të mundshëm të yllit portugez nga Madridi.

Mësohet se ky ka qënë thjesht një interesim pa shumë pretendime nga ana e drejtuesve kuqezi. Qëllimi i vërtetë i takimit nuk ka qënë çështja e Ronaldos por për sulmuesin Diego Kosta, edhe ky një klient i menaxherit portugez.Largimi i Ronaldos nga Reali kushton së paku 179 milionë paund dhe një pagë javore 550 mijë paund në javë. Në total në rast të ndonjë “çmendurie” nga ana e klubit italian, ata duhet të shpenzojnë 400 milionë paund për ta transferuar fituesin e Topit të Artë në Milano.