Nuk dua gabimisht të kuptohem nga askush, por më duhet të reagoj (si Kryetar i degës së LR PDSH të Sarajt) në lidhje me mosfunksionimin e Komunës së Sarajit dhe në vecanti Kryetarit Bekim Muratit.

Neve të gjithë e kemi kuptuar rolin që ka ai në funksionimin e kësaj komune, dhe këtë reagim ja drejtojmë atij, duke mos pasur rrugëdalje tjetër. Thjeshtë kërkoj që autoritetet e komunës së Sarajit ta punojnë punën për të cilën janë votuar dhe marin rroga; të mbrojnë qytetarët dhe interesat të tyre!

Kujt ti drejtohen qytetarët e f. Bukoviq për ndihmë, kur për disa ditë në këto ditë të ngrohta verore, kanë mbetur pa ujë për të pirë! EVN- ja ka vendosur që t’ua ndaloj furnizimin me rrymë elektrike pa të cilën pompat nuk e përcjellin ujin. Konstatojmë se ryma duhet të paguhet! Me të vërtetë është pyetja në vend se kush duhet ta paguajë rrymën. Përgjigjja më e thjeshtë do të ishte se duhet ta paguan ai që e harxhon.

Po dhe jo! Autoritetet komunale sipas definicionit janë mbrojtës dhe ndërtues të standardit të qytetarëve të vet. Në këtë rast autoritetet komunale bëjnë krim ndaj qytetarëve të f. Bukovic. Fillimisht nuk reagojnë në rregullimin e cështjes; nuk ju intereson jeta e qytetarëve, nuk bëjnë asgjë për furnizimin me ujë për të pirë në shumë fshatra të kësaj komune. Mos të harojmë se në komunën tonë gjendet burimi më i pastër me ujë të pijshëm në Evropë!

Le të përkujtohemi si reaguan qytetarët e Vevcanit kur autoritetet në Strugë donin ta uzurponin burimin e ujit që gjendej në teritorin e saj; shpallën Republik të pavarur! Neve nuk do të bëjmë dicka të tillë, por do të kërkojmë nga Komuna të reagon dhe ti zgjedh problemet e këtilla dhe në kontinuitet të punon për popullin e jo vetëm disa ditë para zgjedhjeve.

Njëra nga të drejtat themelore për jetë normale të qytetarëve është furnizimi me ujë të pijshëm, mos na e mohoni këtë të drejtë me mosangazhimin tuaj!

Thuhet në reagimin e kryetarit të LR-PDSH , dega Saraj  Afrim Sulejmani .