Gietorn, një fshat në provincën holandeze të Overijselit, ka shumë shtëpi, hotele, muze dhe restorante te të cilat mund të shkohet vetëm me mjete lundruese.

Fshati i ndërtuar me bukuri përrallore ka marrë jo më kot nofkën “Venecia Holandeze”.

Përveçse në verë, kur gjelbërimi e bën çdo gjë më të bukur, fshati tërheq turistë edhe në dimër, pasi kanalet ngrijnë nga i ftohti dhe bëhen vende ideale për patinazh.

Fshati është i famshëm për kanalet që zëvendësojnë rrugët, e shtëpitë dhe ndërtesat janë me stil shumë tërheqëse. /tch/