Një grataciele prej 72 katesh, helikopter, një park dhe rreshta të gjata vilash. Kjo është e tepruar për një fshat që quhet Huaxi, një vend në Kinën lindore.Ky fshat njihet si fshati më i pasur në Kinë.

Secili banor i këtij fshati ka më shumë se një milion yan (monedha në Kinë) në banka, transmeton Dailymail, Huaxi, muajin e kaluar festoi 55 vjetorin e krijimit.

Fshati administrohet nga qyteti Jiangyin në Provincën Jiangsu, një rajon bregdetar i njohur tradicionalisht për burimet e bollshme bujqësore dhe peizazhet e bukura.Ky fshat është larg dy orë me veturë nga Shangai.

Për vite të tëra, Huaxi është përdorur nga autoritetet kineze si një vitrinë e suksesit për të provuar se si regjimi komunist ka kthyer një fshat të varfër në një rajon super të pasur për një gjysmë shekulli.