Gjatë një vizite në Klinikën e Fëmijëve premieri (Dhimo) i qeverisë Dimitar Kovaçevski, i pyetur nga TV21, në lidhje me ndryshimet kushtetuese dhe barazinë e shqipes me sllavishten e tij u përgjigj se: ”Kushtetuta ndryshohet në përputhje me procedurën kushtetuese dhe këtë mund ta komentojmë vetëm kur do të hapet diçka e tillë. Për këtë është e nevojshme shumicë prej 2/3 në Kuvend, që do të thotë se duhet konsensus nacional. Sa i takon ndryshimeve kushtetuese, është legjitime të fillojnë procedurat për ndryshime kushtetuese. Duke u përfshirë të gjitha partitë politike dhe ekspertë, besoj se do të gjendet zgjidhje në dobi të të gjithë qytetarëve në shtet”.

Çfarë nënkuptojmë nga kjo dekleratë e demagogut Dhimo me rishikimin e kushtetutës, ai dhe kryekomiti Micko së bashku me partiçkat shqiptare, po sendërgjojnë ‘zgjidhjen ideale’ me shmangien dhe devijimin e së drejtës legjitime të shqiptarëve për të patur status të barabartë me sllavo-maqedonët.
Ata premtojnë të fshijnë nofkën e turpit të e 20% nga kushtetuta, me sajesën e avancimit të gjuhës shqipe në një shkallë më të lartë të përdorimit ‘si e drejtë e pakicës më të madhe në vend’, që gjithsesi nuk do të jetë e barabartë me sllavishten e tyre.

Në këtë proçkë të gënjeshtrës së madhe për heqjen e nofkës së 20% dhe zëvendësimit të saj me një avancim të ‘një shkalle më të lartë të gjuhës së pakicës’ më të madhe në vend siç është gjuha shqipe, partiçkat tona janë bërë njësh me palën tjetër për të na dhuruar ‘peshqeshin’ e radhës si pjesë e reflektimit të qeverisë në respektimin e të drejtave të pakicave nacionale në përshpejtimin dhe plotësimin e kushteve në integrimet europiane.

Pra, statusi i shqiptrarëve dhe barazia e gjuhës shqipe me sllavishten e Dhimos sipas të gjitha parashikimeve nuk do të ndryshojë edhe me ndryshimet e mundshme kushtetuese, për faktin e thjesht se subjektet politike shqiptare nuk e diktojnë dot vullnetin politik të bllokut sllavo-maqedon për të siguruar së paku 80 vota të nevojshme për ndryshimet kushtetuese.
Subjektet tona politike papërjashtim si servilë të pushtetit pranuan pa hezitim të nënshkruajnë para tre viteve përdhunimin dhe denigrimin ndaj shqiptarëve me nofkën e 20%, një argument më shumë ky që na bënë të besojmë se edhe këtë radhë ata do ta hanë karremin dhe do të pranojnë sajesën e përdorimit të gjuhës shqipe si ‘gjuhë e pakicës më të madhe në vend’, një ndryshim kozmetik nga statusi inferior në një status special apo një stisje tjetër për pakicat.

Nga ana tjetër, blloku sllavo-maqedon nuk pranon në asnjë mënyrë ta ndaj dhe ta humbas ‘stasusin e supremacisë’ të mbajtjen së shtetit dhe të pushtetit me shqiptarët, përderisa subjektet politike shqiptare nuk shfaqin gatishmëri ta kundërshtojnë këtë status të supremacisë së palës tjetër, përmes rebelimit dhe daljes nga qeveritë e koalicionit, pasi kjo rrugë e vështirë e mosbindjes civile nuk i honeps ata, përkundrazi partiçkat tona nuk duan t’i humbasin leverditë dhe favoret e pushtetit për hir të një statusi denigrues që ata janë adaptuar tashmë me prangat e skllavërisë moderne.

Ata tashmë kanë nënshkruar kapitullimin prej kohësh dhe se do të veprojnë vetëm sipas betimit dhe besës që i kanë dhënë ‘këshilltarëve të dërzhavës’ që nga momenti i regjistrimit si subjekte politike, se do t’i shërbejnë ‘dërzhavës’ deri në vdekje.
Statusi denigrues i shqiptarëve në këto tri dekada të demonkracisë është dëshmitari më i vlefshëm i historisë sonë mbi trajtimin dhe plandosjen e popullit tonë nga djemtë e saj plëngëprishës.
Ndaj, shqiptarët naiv të mos shpresojnë shumë nga zullapët dhe kaqolët shqiptarë të politikës pasi një fjalë e urtë e dëshmonë këtë përkufizim i cili thotë se : ‘Ai që të gënjen njëherë të gënjen gjithmonë’!

Shqiptarëve u duhet një subjekt politik që e mban fjalën dhe premtimet, një subjekt me përkushtim dhe zotim kombëtar që do t’i bind shqiptarët se do të angazhohet si asnjë subjekt tjetër më parë se, ‘Ose do të jemi të barabartë me palën tjetër ose nuk do të jemi më paterica e shtetit dhe pushteti që falë kurrizit të fortë të shqiptarëve qëndron si shtet stabil, por që tani e tutje ky subjekt i ri me vlera kombëtare që do të ishte krijuar si domosdoshmëri e kohës do t’i mbronte dhe do t’i ruante më parë interesat e popullit shqiptar. Medai Shaholli