Pjesëtarët e FSK-së së shpejti do të kenë mundësi të ngasin xhipa të rinj. Kjo sepse Ministria e FSK-së tashmë ka nënshkruar kontratën me kompaninë “AGS”, për 27 xhipa dhe dy ambulanca. Vlera e përgjithshme e kontratës është 2.498.850 euro transmeton “lajmi.net”
Sipas përshkrimit të kontratës, xhipat do të jenë 4×4 të përshtatshëm për taktika të terrenit, me pajisje që do të mundësojnë edhe vendosjen e armëve si dhe pajisje të tjerë të komunikimit. “AK i MFSK-se dëshiron te hyjë në marrëdhënie kontraktuale me një OE i cili do te ketë kapacitet te nevojshëm për te bere furnizimin me 27 copë ‘Automjete (xhipa)4×4 taktik te terrenit’ me pajisjet përcjellëse (Pajisje për vendosjen e armëve si dhe pajisjet për vendosjen e sistemit te komunikimit Radio HARRIS) si dhe mirëmbajtjen – servisimin e tyre përgjatë periudhës garantuese sipas kërkesës ne DT Aneks 1 (specifikacioni teknik i detyrueshëm) te cilat do të përdoren për njësit e veçanta te Forcës se Sigurisë se Kosovës (FSK), për plotësimin e nevojave dhe standardeve që kërkohen me qellim te përmbushjes se kapaciteteve operacionale me qellim të arritjes e objektivave në përmbushjen e misionit te FSK-së sipas misionit që kanë këto njësi dhe vet FSK-ja”, është thënë në kontratë.