Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia promovojnë zonën e tyre të lëvizjes së lirë dhe biznesit, të përballur me anulimin e anëtarësimit në BE – ka vlerësuar gazeta londineze “Financial Times” në analizën kushtuar Forumit të sotëm Ekonomik në Shkup.

Liderët e RMV-së, Shqipërisë dhe Serbisë kanë kritikuar Brukselin për shkak të tempos së ulët të zgjerimit të BE-së, duke paralajmëruar se do të formojnë zonën e tyre, derisa janë në pritje të pranimit në BE- shkruan gazeta.

Gazeta “Financial Times” shkruan se Shqipëria dhe RMV-ja duhej t`i fillonin negociatat për anëtarësim në BE qysh vitin e kaluar, por se Bullgaria ende është duke e bllokuar këtë process.

FINANCIAL TIMES

“Madje edhe sikur t`i fillojnë negociatat, ata janë të vetëdijshëm se disponimi politik për zgjerimin e BE-së është në nivel shumë të ulët në BE, vecanërisht në kushte kur kancelarja gjermane Angela Merkel, që përkrah integrimin e Ballkanit, tërhiqet nga funksioni pas zgjedhjeve të shtatorit. Tre liderët ballkanik theksojnë se derisa presin BE-në, kanë marrë mbështetje të plotë nga SHBA-të, kurse sipas Kryeministrit shqiptar Edi Rama, Ballkani i sotëm është shembull i vetëm i ndritshëm për politikën e jashtme amerikane”

“Financial Times” ka transmetuar edhe paralajmërimet e analistëve se në kushte kur RMV-ja ka 18 vite me statusin kandidat, Serbia – nëntë vite, kurse Shqipëria – shtatë, dhe sikur që është duke kaluar koha, mund të rritet afrimi ndaj partnerëve tjerë potencial. /KlanMacedonia