Moti deri në fund të ditës do të jetë me erë të fuqishme veriore, e cila kohë pas kohe do të jetë edhe me shpejtësi deri 100 km në orë. Lokalisht do të ketë reshje të dobëta të borës, kumtoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Ftohtë dhe me erë, me reshje të dobëta të borës do të jetë edhe gjatë ditës së nesërme.

Prej të premtes pason kthjellim gradual dhe rënie e dukshme e temperaturave të mëngjesit edhe deri -14 gradë Celsius.

Për natën e Vitit të Ri do të mbajë mot i kthjellët dhe i ftohtë, me temperaturë deri -10 gradë.