Pas humbjes turpëruese të javës së kaluar, Reali i Madridit është rikthyer tek fitorja. Galaktikët mposhtën 3-1 Getafen.

Triumf që vjen edhe falë prezencës në fushë të tredhëmbëshit BBC, me Bale e Cristiano Ronaldo që gjetën rrugën e rrjetës, ndërsa Benzema ishte protagonist me asistin e dhënë tek goli i Bale. Në “Santiago Bernabeu” ishte uellsiani Bale ai që zhbllokoi takimin.

Sulmuesi u shërbye mirë nga fantazisti Isco dhe me një 11 metërsh në lëvizje tundi rrjetën. Dyfishimi erdhi në sekondat e fundit të pjesës së parë, me yllin portugez Cristiano Ronaldo që goditi saktë brënda zonës.

12 minuta nga fundi i takimit ishte përsëri Ronaldo që gjeti rrugën e rrjetës.

Me këtë fitore, Reali i Madridit mbetet në vendin e tretë, dhe vendos në “presion” Atletikon e Madridit që viziton nesër katalonjën për t’u ndeshur me Barcelonën.