Dita e enjte në Maqedoni do të mbahet mend si ditë shum e rëndesishme për qytetarët dhe shtetin në përgjithsi, kët ditë do ta kisha quajtur si ditë e bardhë edhe pse dikush tentoi ta nxin me cdo kusht, duke nxit, duke shpifur, duke përdorur dhunë dhe duke rrahur deputet.

Shqiptarët ishin ata të cilet prisnin dhe dolën si më faqebardh nga kjo dit ku u zgjodh për her te parë një shqiptar në krye të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, përvec patriotëve të Lëvizjes Besa të cilët zhgënjyen të gjith shqiptarët sidomos votuesit e tyre të cilet para zgjedhjeve parlamentare i bindnin (gënjenin) se jan patriot, punojn për një të ardhme më të mirë për shqiptarët, dhe se nuk do ta tradhtojn “besën” e dhën.

Diten e enjte me paraqitjen e tij Zekirja Ibrahimi sikur bëri krenar shum shqiptar duke kënduar himnin kombëtar nga foltorja e Parlamentit, shihja reagimet e njerzve në rrjetet sociale dhe shihja se shum njerëz ishin krenar me atë që një “patriot” shqiptar këndon himnin kombëtar shqiptar në mes të Parlementit të Maqedonisë.

Edhe pse ndjehesha krenar si çdo shqiptar kur këndohet himni kombtar përsëri fillova të dyshoj kur pash që diçka nuk shkonte, kur ngatërroj fjalët gjat këndimit të himnit por përseri thash me vete që ësht nga emocionet.

Por dicka e pazakont ndodhi, pasi u mbyll seanca nga kryesuesi Trajko Veljanovski, deputetët nuk largoheshin nga salla dhe ja ndodhi ajo që ndodhi, u votua për Kryeparlamentar një shqiptar dhe thash me vete, çfar ndjenje, për disa minuta këndohet himni kombtar dhe zgjidhet Kryeparlamentar shqiptar , dhe isha shum krenar për ket gjë, deri në një moment…

Deri në momentin kur ndëgjova se sa deputet votuan Talat Xhaferin për Kryeparlamentar, kur ndëgjova se deputetët e Lëvizjes Besa nuk e votuan nuk e mbështetën një shqiptar në krye të Parlamentit dhe me kët nuk mbështetën ëndrrën e kahmotshme të shqiptarve të Maqedonis, që të udhëheqin me një nga tre postet kyçe në shtet.

Po zhgënjimi vazhdoj edhe më tutje, e sidomos kur në momentet kyçe për shqiptarët “patrioti” i cili ndezi atmosferën duke kënduar himnin bashkë me deputetët tjer të kësaj Levizje ishin larguar dhe kishin ikur që ti percjellin ngjarjet nga shtëpia duke pir caj e duke be sefa, por për dallim nga kolegët e tyre ato ishin pritur, mbrojtur dhe përcjellur nga policija.

Atëher dyshova se himni nuk ishte rastësi, dhe se patriotizmi i tyre kishte qenë vetëm një koordinim bukur i mir mes tyre dhe Vmro-së që të nxiten protestuesit edhe më shum, duke dëshmuar kështu edhe njëher vasalitetin e tyre ndaj Vmro-se.

Nuk e di si ndiheshin ato kur kolegët e tyre rriheshin në Parlament, kur një deputet shqiptar pësoj pak më rëndë se të tjerët nga huliganat që u futë mbrenda, por e di se votuesit e tyre që i përkrahën dhe votuan ishin zhgënjyer tej mase, dhe e di që ky është edhe fillimi i fundit i kësaj Levizje por për fat të keq duke përfunduar si tradhëtar.

Besoj se Zekirja Ibrahimi dhe deputetet tjere te kesaj Levizje e kuptuan se rrena I ka këmbët e shkurta dhe se kur të flasësh për patriotizëm dhe të bësh një vepër patriotike duhet me qenë vet patriot dhe duhet me pas një bagazh të madh prapa teje, një bagazh me vepra të mëdha të patriotizmit.