Futbollistët e Shkëndijës vizitojnë fëmijët me nevoja të posaçme

 

Klubi i Futbollit Shkëndija vazhdon traditën e nisur vitin e kaluar, duke treguar sërisht anën humane dhe përkushtuese për fëmijët me nevoja të posaçme. Shkëndija vazhdon të mbetet më shumë se një klub futbolli, kësaj rradhe për të performuar në nivel kampioni jashta terenit të blertë. Egzon Bejtullai, Ennur Totre, Besir Nuhi dhe Xhelil Abdulla, bashkë me përfaqësues të Zyrës për Marrëdhënie me Publik kanë dhuruar pako për fëmijët me nevoja të posaçme në paralelen pranë Qendrës Ditore në Tetovë. Vizita e fëmijëve me nevoja të posaçme para Vitit të Ri dhe shoqërimi me ta u ka dhënë mundësinë që të ndjehen të integruar në familjen e madhe ‘kuqezi’ e që funksionon jo vetëm në fushën e futbollit. 

“Me rastin e festave të Vitit të Ri edhe këtë vit, sikurse vitin e kaluar KF Shkëndija e vizitoi Qendrën Ditore për fëmijë, ku me këtë rast fëmijëve u dhuruan pako për vitin e ri. Është gjest human të cilin e përkrahim dhe gëzimi i fëmiijëve shifet edhe në fytyrat e tyre. Shfrytëzoj rastin që në emër të fëmijëve të Qendrës Ditore, në emër të personelit të falenderoj nga zemra KF Shkëndija dhe t’ju dëshiroj suksese në jetën e përditshme dhe në punë”, deklaroi përgjegjësi i paraleses pranë Qendrës Ditore, Bexhet Kamberi.

“Ndjehem shumë të lumtur bashkë me lojtarët tjerë dhe jemi të kënaqur për këtë vizitë që realizuam sot për fëmijët. Besoj dhe shpresoj se edhe në vitet tjera do të vijmë dhe do t’i gëzojmë këta fëmijë, sepse këta e meritojnë të gëzohen nga ana jonë dhe ne do t’i mbështesim çdo herë dhe do të jemi pas tyre në çdo aspekt. Me dhurimin e pakove ne shofim gëzimin e fëmijëve dhe në fakt kjo na gëzon shumë edhe neve dhe jemi shumë të lutmur që jemi pranë tyre”, u shpreh Xhelil Abdulla

.shkendija 1shkendija 3shkendija 2