Mediat gjermane kanë publikuar vendimin e futbollistit gjerman, Danny Blum që ka vendosur të konvertohet në fenë myslimane nga ajo katolike. Futbollisti i Nurnberg ka publikuar foto nga falja e namazit në xhami, ku më pas është rrëfyer për vendimin e tij.

“Islami më jep shpresë dhe forcë. Për mua kjo fe është qetësi shpirtërore. Jeta ime ka qenë e shthurur, me shumë probleme, por tani jam ndryshe. I jam përgjigjur shumë fesë, tani nuk përdor alkool, por i përmbahem rregullave njerëzore që më sjellë feja muslimane.

Pata filluar të lexoi për islam, më pas shkova në një xhami dhe përjetova një ndjenjë ndryshe. Shpirtërisht u ndjeva shumë mirë, dhe tani jam më i lumturi për vendimin që kam marrë.

Islami është feja më paqësore që mund të jetë, nuk duhet ti ngatërroni me disa veprime që nuk janë në rregullat e Islamit” ka thënë ish reprezentuesi i Gjermanisë për grupmoshat U21./Indeksonline/