Moderatorja e njohur sportive, Eva Murati, ishte e ftuar në  emisionin “N’fermë”, teksa veç të tjerash ajo nuk arriti t’i shpëtonte “thumbimit” të gazetarit Ervin Kurti.

Ky i fundit pyeti bukuroshen e ekranit se kush është për të futbollisti më seksi shqiptar, teksa Eva ka evidentuar ish-bomberin e Kombëtares, Erjon Bogdani si më seksin.

Eva nisi të thur elozhe dhe të thoshte, se më i bukuri, më i miri, më seksi është Erjon Bogdani, ndërkohë që gazetari Kurti e akuzoi Evën se kjo nuk ishte një përgjigje fortë e sinqertë, pasi Bogdani është i afërm i saj.