Dylli i veshëve është tejet i pakëndshëm prandaj të gjithë jemi të përkushtuar për të larguar atë nga pjesa e brendshme e veshëve.

Mirëpo, duke qenë një organ tejet i ndjeshëm, duhet pasur shumë kujdes me pastrimin e veshëve.

Shumica nga ne përdorim shkopinj pambuku për pastrim të veshëve mirëpo me këtë vetëm sa i dëmtojmë ata sepse shpeshherë fusim dyllin edhe më shumë në brendësi të veshit teksa përpiqemi ta pastrojmë atë, transmeton Indeksonline.

Pastrimi i shpeshtë i veshëve është një gabim që ne e bëjmë. Mjekët tregojnë se organi i veshit ka aftësi të vetë pastrohet andaj nuk është e nevojshme që ti pastrojmë edhe aq shpesh.

Objektet e mprehta që nganjëherë i përdorim për ti pastruar veshët janë një tjetër gabim që e bëjmë. Në këtë mënyrë, ne vetëm sa dëmtojmë veshët tanë.

Pastrimi me shiringa është një tjetër gabim që e bëjmë e që mund të dëmtojë rëndë veshët tanë.