Ti mund të shkosh në palestër gjatë gjithë kohës, të hash vetëm mollë jeshile, dhe të fitos format e dëshiruara…Por ndodh që mund të dështosh në zgjedhjen e rrobave që vesh, duke bërë që e gjithë figura jote perfekte, të kamuflohet nga zgjedhja e gabuar e veshjes. Ja disa gabime që shumë prej nesh bejmë, duke zgjedhur veshjen e gabuar, që na bën të dukemi shëmtuar, shkruan Bordo.al.

hn

Katrorë të mëdhenj:  Veshjet që kanë printime apo forma të mëdha mund ta vrasin totalisht figurën tuaj. Ato mund të duken trendi, por gjithmonë japin përshtypjen se jeni disa kilogramë më shumë sa jeni në të vërtetë. Nëse juve ju pëlqejnë shumë printet apo figurat dhe nuk mund ta imagjinoni garderobën tuaj pa to, atëherë mundohuni të zgjidhni veshje me printe sa më të vogla.

j-1

Printe horizontale: Printet, apo vijat horizontale tregojnë gjithmonë një figurë të gjerë. Por nëse juve ju pëlqjnë vijat, mos u dëshpëroni. Mjafton që të mbani veshje që kanë vija vertikale.

frudat

Shumë dekorime: Frutat e shumta nëpër rroba do të krijonin një rrëmujë në figurën tuaj. Përveç kesaj do t’ju tregojnë disa kilogramë të mira, më tepër se ç’jeni në të vërtetë. Mundohuni të zgjidhni rroba me përmbjatje minimaliste të frudave apo dekorimeve të tepërta.

lulet

Shumë lule dhe shumë vija: Është një kombinim I gabuar. Nëse ju pëlqen shumë një fustan me lule, duhet të keni shumë kujdes në zgjedhjen e sandaleve. Nuk mund ta vishni fustanin me lule, me këto sandale me rripa të gjatë, si në këtë foto, sepse përveçse dukeni e shëndoshë, njëkohësisht dukeni edhe e shkurtër.

ngjyrat

Ngjyra të ndezura: Shihni këto foto, ku i vetmi dallim është ngjyra e bluzës. Qartazi kuptohet që bluza me ngjyrë më të ndezur, tregon një siluetë më të mbushur se bluza me një ngjyrë më të hapur. Ndaj kini kujdes në përzgjedhjen e ngjyrave.