Vaji i mbetur tek enët e kuzhinës pasi keni mbaruar së gatuari mund të jetë shumë i dëmshëm për kuzhinën tuaj. Nëse ky vaj hidhet në lavaman, ai kalon nëpërmjet tubave të kuzhinës dhe i bllokon ato. Nëse nuk e përdorni më vajin që keni në tigan, atëherë duhet ta hidhni atë në një vazo ose në një enë plastike dhe më pas hidheni në plehra.

Në shumë vende të botës, vaji i mbetur riciklohet në kompani të posaçme, por duke qenë se në Shqipëri, kjo gjë është e vështirë, atëherë sigurohuni që të mos ndotni ambientin në momentin që e hidhni në kosh. Gjithashtu këshillohet që vaji që përdorni për të gatuar, mos të përdoret shumë herë sepse i humbasin vlerat dhe mund të jetë i dëmshëm për shëndetin tuaj.