Së fundi për të konkretizuar çdo gjë që kemi mësuar deri më sot, janë publikuar disa foto të pjesës së pasme të telefonit ku shfaqet edhe konfigurimi i kamerave.

Samsung Galaxy S11 po përgatitet të bëhet një superfuqi fotografike. Sistemi i kamerave po xhiron nëpër tituj lajmesh me sensorin 108-megapiksel, zmadhimin optik 5X dhe regjistrimin 8K të videove.

Së fundi për të konkretizuar çdo gjë që kemi mësuar deri më sot, janë publikuar disa foto të pjesës së pasme të telefonit ku shfaqet edhe konfigurimi i kamerave.

Nga imazhi vetëm gjysma e sistemit të kamerave shfaqet të cilat janë të mirë organizuara. Kamerat e orientuara vertikalisht janë në të majtë dhe janë një kamerë kryesore, një me kënd super të gjerë dhe një lente periskop.

Ndërsa në anën e djathtë edhe pse imazhi nuk e tregon, raportimet sugjerojnë për një kamerë Time-of-Flight (ToF) dhe një dritë flash. Dizajnet e mëparshme kanë treguar pesë kamera të pasme në formatin e një X.

Por nga informacionet e fundit Galaxy S11 nuk do të ketë më shumë se katër kamera. Kamera kryesore natyrisht do të jetë 108-megapiksel zhvilluar në bashkëpunim me Xiaomi dhe aplikuar në Xiaomi Note 10.