Smartfonët më të fundit të avancuar të gjigantit të teknologjisë, Samsung, fillimisht ishin në dispozicion në një numër opsionesh të ngjyrave, duke përfshirë ngjyrë të zezë Midnight, të argjendtë Arctic, ari Maple, të kaltër Coral dhe gri Orchid.
Nëse ende nuk mund të vendosni për ngjyrën, atëherë një sërë opsionesh të reja të ngjyrave ndoshta mund t’ju ndihmojnë.

Galaxy S8 pritet që të jetë në dispozicion me tre opsione të reja të ngjyrave, të cilat quhen Ice Lake Blue, Smoked Purple Grey dhe Quicksand Gold.

Ndërkaq, Galaxy S8 Plus do të jetë në dispozicion vetëm me dy ngjyrat e reja të fundit të cekura më lartë, sipas një raporti të ri.

Por, ende nuk është zbuluar se kur do të lansohen këta smartfonët e avancuar me opsione të reja të ngjyrave.