Telefoni Samsung Galaxy S8 është padyshim celulari më i përfolur në këtë fillim të vitit – dhe raportet mbi të nuk kanë të ndalur.

Raporte të ndryshme online sugjerojnë se celulari do të ketë një dizajn krejtësisht të ri që përfshin një ekran më të madh – që nuk është parë ndonjëherë në celularët Galaxy S – dhe disa veçori të tjera mahnitëse.

Në mesin e këtyre veçorive, do të ekzistojë edhe një truk që celularët e tjerë nuk e kanë, diçka që as iPhone nuk mund ta bëjë.

Galaxy S8 sipas të gjitha gjasave do të mund të lidhet me një ekran të jashtëm dhe të kthehet në një Android desktop.

Veçoria tingëllon diçka si Continuum e Microsoft, që ju lejon ta transformoni një celular në një desktop.