Zyra për shtyp e LDE Partia për liri, demokraci dhe etikë njofton se ditën e sotme kryetari i saj zhvilloi një bisedë telefonike me liderin e opozitës në Maqedoni, kryetarin e LSDM Zoran Zaev.

Galdini dhe Zaev në bisedën e tyre u fokusuan tek fushata zgjedhore në Maqedoni si dhe tek vetë zgjedhjet e 11 dhjetorit të cilat pritet të sjellin zhvillime e dinamika të reja në këtë vend.

Galdini përgëzoi Zaevin për strategjinë dhe fuqinë e të bërit opozitë përkundër një qeverie despotike dhe të koruptuar sikur ishte ajo që drejtonte para disa muajsh Nikolla Gruevski.

Despotizmi, korupsioni, rrënimi i shtetit të së drejtës dhe institucioneve të pavarura, idionacionalizmi dhe cënimi i raporteve ndëretnike në maqedoni kanë qenë rruga e gabuar që e ka larguar vendin nga Nato dhe BE, është shprehur kështu Arian Galdini.

Më tej Galdini i ka shprehur mbështetjen e tij Zaevit dhe të LDE për këtë garë elektorale në të cilën fitorja e Zaevit duket shumë e mundëshme dhe e pritshme.

Është me rëndësi që ju si lider i opozitës sot dhe si kryeministër nesër të siguroni stabilitetin dhe orientimin e qartë euroatlantik pro BE dhe pro SHBA, e sidomos një vizion të ri mbi rolin e shqiptarëve si element themeltarë në shtetin dhe ardhmërinë demokratike të Maqedonisë. Marrëveshja e Ohrit ka qenë një fillim i mbarë por që nuk ka mbërritur te realizimi i saj. Sot është koha momenti historik kur e ardhmja politike demokratike dhe euroatlantike kërkon një vizion të ri me standarde më të larta euroatlantike të bashkëjetesës dhe harmonisë ndëretnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve, është shprehur kështu Aria Galdini