Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Gani Geci i ka bërë thirrje kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtit që ta bëjë marrëveshjen me LDK’në për formimin e Qeverisë së re.

Sipas tij nëse nuk formohet Qeveria deri më 4 shkurt pushtetin do ta marrë Presidenti i vendit Hashim Thaçi.

“Në vitin 2006 atëherë i kam pas thanë Fatmir Sejdiut. O President ma bre burrë mos na merr në qafë se juve që po kërkoni pushtet në këtë mënyrë pushtetin ka me ua marrë Hashimi. E njëjta vlen për Albin Kurtin”.