Në qendër të Shkupit sot do të mbahet gara e tretë e “Baba Dimrave” si pjesë e programit festiv të Vitit ti Ri.

 

Në garë do të marrin pjesë persona të moshave të ndryshme të veshur si gjysha të Vitit të Ri, ndërsa gjatësia e shtegut do të jetë 2 kilometra.

Ajo do të fillojë në sheshin “Maqedonia” dhe do të vazhdojë nëpër rrugët “Nikolla Vapcarov”, “Dimitrj Çupovski”, “Dame Greuv” “Filipi i Dytë i Maqedonisë”, nëpër skelën e Vardarit nga MPJ drejt Muzeut Arkeologjik, në sheshin “Filipi i Dytë”, në Urën e Gurit dhe do të përfundojë përsëri në sheshin “Maqedonia”.

Para dhe pas garës do të ketë muzikë dhe çmime për më të shpejtit në garë./Telegrafi/