Ambasadori i Britanisë së Madhe Çarsl Garet thotë se kriza politike në Maqedoni është e thellë dhe komplekse. Në një intervistë për rrjetin e gazetarisë hulumtuese BIRN, diplomati anglez ka thënë se kriza buron nga problemet në funksionimin e demokracisë dhe sundimin e së drejtës. Sipas tij, kjo situatë nuk mund të zgjidhet brenda natës dhe vetëm përmes zgjedhjeve.

“Do të nevojiten muaj, ndoshta edhe vite për të rregulluar gjërat. Zgjedhjet do të jenë fundi I një faze në këtë proces. Zgjedhjet e besueshme më 11 dhjetor do të ishin një hap I mirë në drejtim të kthimit të Maqedonisë atje ku duhet të jetë”, ka thënë diplomati britanik.

Ai shpreson se zgjedhjet do të mbahen në datën për të cilën janë marrë vesh partitë politike, pasi sipas tij shtyrja e vazhdueshme krijon pasiguri dhe shton konfuzionin.