Gashi formon parti të re, BESA kërkon kthimin e mandateve

Alternativa, është emri i ri i partisë që udhëhiqet nga Afrim Gashi. Pas humbjes të procesit gjyqësor me Lëvizjen Besa, Sekretari i përgjithshëm i Alternatives, Skender Rexhepi-Zejdi, tha se ka pasur një takim të Kuvendit Qendror të partisë “Alternativa” dhe se në të është diskutuar për aktualitetin politik.

“Ndryshuam emrin e subjektit politik që të mos mbetemi akoma peng i këtij konteksti juridik. Ndërkaq, Kuvendi Qendror njëzëri vendosi që organizata politike, autoktone, autonome dhe autentike, e cila është pranë autorëve të saj burimorë dhe pronarëve të sajë ideorë, ideologjik dhe legjitim, tash e tutje të quhet Alternativa”, veçoi Skender Rexhepi.

Nga ana tjetër, Arianit Hoxha nga Lëvizja BESA thotë se ata si parti nuk komentojnë formimin e subjekteve të reja politike.

“Nuk komentojmë formimin e partive të reja politike. çdokujt që ka vendosur për të formuat subjekt të ri i urojmë suksese ndërsa nëse kanë dinjitet dhe kredibilitet duhet që mandatet e fituara në emër të Lëvizjes Besa t’i kthejnë aty ku përkasin.

Sa i përket akuzave për falsifikim, Lëvizja Besa si person juridik dhe kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami para shumë muaj ka ngritur padi penale për falsifikim, keqperdorim të detyrës zyrtare, përfaqsim i rrejshëm dhe keqpërdorimi i simboleve të Lëvizjes Besa dhe falsifikimin e vulave të partisë nga disa individë të cilët detyrimisht do duhet të mbajnë përgjegjsi për veprimet e tyre.

Nuk është e vërtetë që ka procese gjyqësor për legalitetin e Lëvizjes Besa por është fakt se dikush tentoj të përvetsojë emrin e Lëvizjes Besa dhe gjykata ja refuzoj këtë kërkesë që është absurde”, u shpreh Arjanit Hoxha.

SHPËRNDAJE