Kryetari i Lëvizjes BESA nga krahu i Shkupit, Afrim Gashi sot ka komentuar edhe situatën aktuale që e ka preokopuar tërë opinionin në Kosovë dhe më gjerë.

Sot kur flitet për redifinim të kufijve dhe për këmbim territoresh, duhet thënë se kjo pjesë e Ballkanit ka nevojë për kufij të paqes e jo për ato që do i vazhdojnë mosmarrëveshjet mes popujve të këtushëm. Kur bëhet fjalë për trojet shqiptare, ato nuk mund të jenë pjesë e cilësdo tregti, ngaqë shqiptaria ka dhënë shumë tokë për të kontribuar në ruajtjen e paqes së Ballkanit, ka deklaruar Gashi.

Ai më tej ka shtuar se tani është koha kur shqiptaria duhet shpërblyer e jo të dënohet për atë që jeton në pesë shtete të Ballkanit.

“Duhet thënë se paqja e Ballkanit nuk mund të arrihet duke e paguar atë me tokat shqiptare”.

Ndërsa ka përfunduar duke thënë se ndarja e Kosovës do të ketë pasoja të mëdha kudo ku jetojnë shqiptarët, e veçanërisht në Maqedoni.