Nëse ju ka marrë malli për Big Brother Albania kemi një lajm të mirë për ju.

Shtëpia më e ndjekur në vend do të rikthehet në muajt e parë të 2017-s, fillimisht me audicionet e banorëve e më pas me spektaklin.

Në njoftimin zyrtar të Top Channel shkruhet se audicionet fillojnë më 6 janar në Tiranë e përfundojnë më 5 shkurt në Shkup, duke rrugëtuar edhe Shkodër, Vlorë e Shkodër.

Këtë vit, spektakli do të vijë me një risi, pasi ashtu siç është edhe lajmëruar në web, banorët tanimë do të mund të krijojnë edhe histori dashurie e lidhje të reja. “Jeni fejuar prej 1 muaji apo prej shumë vitesh? Jeni single dhe ëndërroni të gjeni dashurinë? Këtë vit Big Brother hap dyert e shtëpisë edhe për ju”, – shkruhet në njoftimin zyrtar.

Rikthimi i BBA 9 u bë i ditur fillimisht nga Arbana Osmani, e cila këtë vit do të drejtojë spektaklin e së shtunave, ndërsa tani çdo gjë është e sigurt.

Pra, nëse jeni në kërkim të famës apo të dashurisë, Big Brother Albania 9 është vendi i duhur për ju.