Byreku ose pitja, të gatuar kështu, janë shumë të shijshëm, por ajo që është e dhe më e rëndësishme, gatuhen shumë lehtë.

Nevojiten:

▪ 4 vezë,
▪ 250 gr mish të bluar,
▪ 1 presh,
▪ 1 ajkë ose jogurt,
▪ 6 lugë grizë,
▪ 6 lugë miell,
▪ 1 qese pluhur për simite,
▪ 50 ml vaj,
▪ kripë, piper.

Përgatitja:

Preshin priteni në rrathë, fërgojeni në vaj dhe shtoni mishin e bluar, pastaj fërgojeni edhe pak.

Shtoni kripën dhe piperin. Lëreni të ftohet.

Tundni vezët, shtoni miellin dhe grizin në të cilën keni përzierë pluhurin e simiteve.

Kësaj shtoni mishin e bluar pastaj jogurtin apo ajkën dhe të gjitha përzieni.

Tepsinë lyeni dhe në të qiteni brumin. Sipër mund të qitni pak kaçkavall të grirë në rende.

Piqeni në 200 gradë 35 minuta.

Byrekun ose piten e ftohtë priteni në katrorë dhe shërbejeni me kos apo jogurt.