“Pse institucionet e tolerojnë punën e paligjshme të pronarit Minço Jordanovit?”, pyesin të punësuarit në “Nova Makedonija” të cilët nëpërmjet letrës së hapur nëpër media informojnë se prej fillimit të vitit nuk anë marrë rrogë, ndërkaq nuk u janë paguar as kontributet për sigurim shëndetësor, njofton Portalb.mk.

Punëtorët ankohen se menaxhmenti vazhdimisht i gënjen se do t’ua paguan mjetet e ngelura, megjithatë borxhi ndaj tyre është rritur.

Gazetarët e “Nova Makedonijës” pyesin se pas mbylljes së “Utrisnki Vesnikut” dhe “Vestit” a e ka radhën tani “Nova Makedonija”?

Ata gjithashtu pyesin Drejtorinë për të Ardhura Publike se si Inspekcioni i Punës dhe institucionet kompetente tolerojnë punë jo-ligjore të pronarit Jordanov.

Ata thonë se “si është e mundur që Joprdanov, pronar i të cilit janë edhe kompanitë “Beton”, “Fakom”, të cilat kanë përfituar miliona nga “Shkupi 2014” dhe të cilët janë të rregullt me reklama në ballinën e gazetës, të mos kenë para për pagesën e rrogave të të punësuarve në “Nova Makedonija”?.