Gazeta “Katoliški glasnik” e 2 janarit të vitit 1969 shkruante për demonstratat e shqiptarëve
në Tetovë.
“Në prag të festave shpërthyen trazira në Tetovë, pranë kufirit shqiptaro – jugosllav. Ky qytet është në Maqedoni, ku jetojnë kryesisht shqiptarët. Demostruesit, që kryesisht ishin
studentë, kërkuan që Tetova t’i takonte Kosovës, krahinës me shumicë shqiptare.
Demonstruesit brohoritën parrulla kundër Jugosllavisë dhe e ngritën flamurin shqiptar”.
Gazetë shkruan se demonstruesit e kishin demoluar qendrën e qytetit, kurse në përballje me forcat e rendit ishin plagosur tetë persona, prej të cilëve katër policë.