Gazeta zyrtare në Maqedoni ka publikuar mbrëmëvendimin se Talat Xhaferi është kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë.
Kjo nënkupton se fillojnë të rrjedhin 10 ditë për dhënie të mandatit për formimine Qeverisë së re.
Ndryshe ditë më parë Talat Xhaferi e njoftoi me shkrim presidentin e shtetit Gjorge Ivanov se është formuar shumicë parlamentare.
Letra u konfirmua edhe nga Kabineti i Presidentit nga ku theksojnë se Ivanov do të veprojë konform Kushtetutës së RM-së dhe praktikës së vendosur.
Derisa ekspertët thonë se së shpejti do të kemi qeveri të re. Ata presin që Presidenti Ivanov mandatin për formim të qeverisë t’ia jep Zoran Zaevit.
Në të kundërt shumica parlamentare do ta zgjedhë vetë Qeverinë.