Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka bërë me dije se më 3 Maj do të mbahet një protestë në Sheshin “Zahir Pajaziti”, duke filluar nga ora 11:00.
“Në këtë datë është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit dhe tema e sivjetme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) është “Të mbajmë pushtetin nën kontroll: Media, Drejtësia dhe Sundimi i Ligjit” dhe rëndësia i kushtohet rolit të gjyqësorit të pavarur që siguron garanci ligjore për lirinë e shtypit dhe ndjekja ligjore e krimeve kundër gazetarëve”, thuhet në njoftimin e AGK-së.
“AGK po ashtu ka në orientimin e saj që të përmirësoj dhe rris bashkëpunimin me institucionet e sigurisë dhe drejtësisë dhe pikërisht për këto çështje do të protestojmë me moton: “Mosndëshkimi vret lirinë e shprehjes”.