Në përvjetorin e ndarjes nga jeta të Arben Xhaferit, përkujtim të veçantë ka bërë gazetari i mirënjohur Arben Zeqiri, i cili heq paralele mes përgjegjësisë institucionale në situatë kur vendi ballafaqohet me gjendje të jashtëzakonshme. Në vitin 1998 rreth 400.000 shqiptar të Kosovës u shpërngulën në Maqedoni, situatë e jashtëzakonshme ndodh edhe sot në Hasanbeg, ku qindra familje shqiptare pësuan nga vërshimet, ndërsa mungoi reagimi institucional i Maqedonisë.

“Veç mendojeni se sa rrefugjatë nga Kosova pranoi, sistemoi dhe menaxhoi Arben Xhaferi për disa ditë dhe mendojeni se çfarë ndodh sot e një vit në Shipkovicë, sot e sa javë në Hasanbeg…sot e sa vite në krejt Maqedoninë”.

“Sa civil menaxhoi, mbrojti dhe siguroi gjatë konfliktit të vitit 2001, sa civil pësuan brenda atyre muajve dhe sa u vranë e u plagosën pas përfundimit të konfliktit e deri më sot?”

Zoti dërgon sprova, e kur ne dështojmë krijohet tragjedi” – ka përfunduar komentin gazetarit Arben Zeqiri.

©fol.mk