Në llogarinë e tij në facebook gazetari Fitim Kryeziu ka lajmëruar daljen e tij nga Tv Nova.                                                 Njoftim: 

Te dashur miq, shok e kolegë gazetarë, më lejoni që t’ju informoj se unë si Fitim Kryeziu në rolin e redaktorit të redaksisë në gjuhën shqipe në TV NOVA, po ndërpres bashkëpunimin me këtë televizion, edhe atë pas 15 muaj angazhim. Tanimë në këtë televizion nuk do të ketë, emision debativ, në gjuhën shqipe.

Arsyet të cilat quan deri tek kjo ndërprerje të bashkëpunimit janë të shumta të cilat shpresoj se do ti zbardhin në ditët në vazhdim, ku disa prej tyre kanë qenë rrëqethëse, dhe të pa tejkalueshme.  Edhe në këtë pozicion jam mundur ta kryej punën time me përgjegjësi maksimale si I ka hije një gazetari, por çdo herë duke I respektuar vijat e mija të kuqe, për mos ta nëpërkëmbë dikush idealin dhe personalitetin time njerëzor, dhe kombëtarë. 

Që prej angazhimit tim në këtë detyrë, jam mundur që zërin shqip, ta fusim në çdo hapësirë, (qofshin ato edhe më radikalët), me të vetmin qëllim që gjuha shqipe, dhe ne si shqiptarë të marrim vendin e merituar kudo, dhe gjuha shqipe të tingëllon ashtu bukur natyrshëm tek veshi I secilit (edhe tek ai I cili ndoshta nuk ka dashtë ta dëgjon).

Për këto 15 muaj angazhim kamë punësuar, dhe kanë defiluar në këtë redaksi shumë fytyra të ndryshme të gazetarisë shqiptare, të cilat dëshiroj ti falënderoj për bashkëpunimin, edhe pse ndoshta ka pas edhe raste të tilla ku kemi ngrit zërin, por e gjithë kjo ka qenë me të vetmin qëllim, që nuk kamë lejuar që dikush të thotë se Shqiptarët në Televizion nuk po përfundojnë punën ashtu si duhet, apo të na thonë përtacë, apo diçka tjetër.

Ekipi shqiptarë në këtë televizion ka pas në fillim vetëm 3 persona, por me insistimin tim ky numër vazhdimisht është rritur, ku në disa moment ka rritë edhe në 10.

Një falënderim I veçantë shkon edhe për të gjithë ju koleg gazetar nga mediat e ndryshme, me të cilët gjatë kësaj kohe kemi pas bashkëpunim të ngushtë.

Tash për tash jam pa angazhim, dhe në momentin kur të ndodhë ndonjë bashkëpunim eventual, do t’ju informoj paraprakisht. 

Ju Falënderim 

Me Respekt: Fitim Kryeziu