Gazetari Shkëlzen Lushaj ka komentuar takimin e sotëm të thirrur nga lideri i BDI-së Ali Ahmeti me liderët shqiptarë i realizuar në Shkup.

Sipas tij duket se BDI dhe LR-PDSH e kanë lexuar këtë drejtë si mesazh, i nevojës për unifikimin dhe faktorizimin e elementit shqiptar për zgjidhjen përfundimtare të çështjes kombëtare.

“Në fakt, një lider i regjur si Ali Ahmeti dhe një tjetër lider në formim Ziadin Sela, nuk kanë si ta kuptojnë ndryshe…Ata që zgjodhën bojkotin mund të japin edhe njëmijë arsye, por ndërkohë që pretendojnë se njohin Zot, na treguan në fakt se nuk njohin kombin”, ka shkruar Lushaj.