Analisti maqedonas i afërtë me regjimin aktual, Toni Naunovski përmes një postimi në facebook kërkon nga presidenti Gjorgje Ivanov që të nis një letër drejtuar Brukselit, SHBA-ve dhe Rusisë, për të garantuar mos realizimin e Platformës së Tiranës.
Naunovski gjithashtu kërkon që presidenti të kërkoj nga partitë parlamentare që ta firmosin një dokument, përmes të cilit zotohen se i hedhin poshtë të gjitha pikat e Platformës.
Ai thekson se, nëse nuk firmoset dokumenti njëjtë, të mos jepet mandati dhe të shpallen zgjedhjet e reja parlamentare.
Analisti Naunovski kërkon nga presidenti i vendit që përmes një letre ti drejtohet Putinit për ti kërkuar mbrojtjens e sovranitetit të Maqedonisë.