Nga Ejup Berisha

Bujar jip dorëheqje nga posti i Zv/ Kryeminisrtit për Çështje europjane

Bujar e kam një sygjerim apo dhe rekomandim miqsor deri te ti e ai është jip dorëheqje nga posti i Z.v Kryeministrit për Çështje Europjane.

Në shikim të pare do të duket propozim tendencioz apo siç thotë lideri yt propozim me spec, por jo mos u brengos nuk dua që nëse tërhiqesh ti, të ta marr postin unë. Larg kësaj, por mendoj se ti në atë vend apo post nuk ke çfar kërkon. A e di pse? Sepse aspiratat europjane jo vetëm se të Republikës Veriore të Maqedonisë por edhe të shteteve të tjera të rajonit të Ballkanit Perendimor nuk do të realizohen një kohë të gjatë.

Bujar nuk janë kryer detyrat kryesore të shtëpisë. Askund nuk janë reformat e këto janë kryefjala në Bashkimin Europjan.

Bujar a e dëgjove ambasadorin e Francës në RVM Kristijan Timonje ,i cili e përmendi nivelin e lartë të krimit të organizuar dhe të korrupcionit në vendin tonë, si pengesë kryesore për realizimin e aspirates tonë  për anëtarësim në BE.

Çfar mendon ti se një ide apo dhe një projekt shumë fisnik dhe përparimtar disa dekadësh siç është ky i Bashkimit të shteteve europjane do të sillet në pikëpyetje apo do të devalvohet me pranimin e shteteve të rajonit tonë në gjirin e BE-së, shtete këto ku nuk figuron as shkronja R e lere më vazhimi I saj(R)EFORMË.

Bujar rekomandimet, sygjerimet dhe detyrat që na janë dhënë neve si shtet janë shumë të qarta pa zbatimin e të cilave nuk ka vizë për në BE. Ndërsa pa zbatimin e reformave nuk ka përgjigje pozitive për anëtarsim në BE prandaj edhe unë po të sygjeroj jip dorëheqje.

Arsyeja e dytë pse po të themë tërhiqu nga posti është për të të vetëdijsuar se posti i tillë, ty si shqiptar por edhe postet e tjera të rëndësishme neve si shqiptar përherë na janë besuar dhe na besohen nga pala tjetër për ti arsyetuar dështimet në proceset kyqe të shtetit. Do të thotë se nëse vie puna që një ditë që të kërkohet llogari se pse nuk u anëtarsuam në Bashkimin Europjan të tjerët të thonë jo ne nuk kemi faj por procesin nuk ditën ta udhëheqin apo e opstruuan këta të tjerët.

Prandaj konsideroj se ti vendin më nuk e ke në Sekretariatin për çështje europjane sepse edhe vet je i vetëdijshëm për gjendjen faktike në të cilën ndodhemi si shtet në sferën e integrimeve europjane.

Në fund të fundit ti je funksionari më i mençur më i zoti dhe më i zgjuari në subjektin tënd politik prandaj nuk do të doja që të komprometojnë një ditë dhe të shpallin fajtor për dështimin në çështjen e anëtarsimit në BE.

Bujar këtë rekomandim dhe sygjerim merri si miqësore dhe vëllezërore nga unë. Mua nuk më pengon aty ku je sepse ti e meriton një post të tillë pasiqë siç thash edhe më lart se ti ke shumë cilësi intelektuale dhe njerëzore por edhe e posedon përvojën e nevojshme politike. Pastaj i flet rrjedhshëm edhe dy gjuhë të huaja gjuhëm angleze dhe frenge. Prandaj shih gjeje veten tënde në ndonjë resor tjetër qeveritar edhe pse tani është vonë për këtë gjë se u bë rekonstruimi i Qeverisë nga ana e shefit tënd Kryeministrit Zoran Zaev. Por konsideroj se RVM në aspektet e integrimeve europjane është pacient i pashëruar dhe atë nëse nuk i zbaton rekomandimet detyrimet dhe sygjerimet e BE-së apo nëse si bën detyrat e shtëpisë./Ina