Gjatë pandemisë, Donika vullnetarisht përkthente ministrin e atëhershëm Venko Filipçe, me qëllim që informacioni të arrijë deri tek çdo qytetarë.
Më vonë u thirr nga ish-ministri Bekim Sali që të angazhohet profesionalisht në Ministrinë e shëndetësisë për shkak se fjala është mjeshtëria e saj. Kush më mirë se sa një Doktor i shkencave filologjike do të dinte se si të komunikojë me publikun?
Edhe pse e pamë se komunikimi nuk është ana më e fortë e ministrit aktual, ai vendimin e parë që e bëri është që ta largojë nga puna Donika Bakiun.
A e dini pse? Që të lirojë hapësirë për ushtarët partiak që do ti gënjejnë me kontrata në vepër për 6 muajt e ardhshëm deri sa tua merr votën.

Një subjekt politik që e bënte opozitën deri dje, për 2 javë ta amniston çdo veprim të një partie që e mban pushtetin për 20 vjet… Vallaj be marre.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0BDFiuag22mgBn5mui811ZQU5o8ZGMiRweqa4yTCifBdepGPPhtsRNBdomjhvFUkHl&id=100010076834178&mibextid=SDPelY