Haber”. Kryeredaktorit të Kanal 5, Abdulkadir Unal, i ftuar në emision i ra të fikët duke u rrëzuar nga karrigia.

Ai ishte i ftuar në emisionin “Anadolli pyet” së bashku me zv/kryetarin e partisë në pushtet në Turqi (Partia për Drejtësi dhe Zhvillim – AKP), Mehdi Eker. Emisioni trajtonte çështjet e ndryshimeve kushtetuese në Turqi dhe referendumin që do të mbahet më 16 Prill.

Eker po fliste kur Unalit i ra të fikët duke rënë nga karrigia, ç’ka shkaktoi panik në studio. “TRT Haber” kaloi menjëherë në reklama ndërsa zv/kryetari i AKP-së dhe gazetarët e ndodhur në studio i dhanë atij ndihmën e parë. Unal më pas u dërgua në spital dhe gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Eker, një politikan karriere në Turqi, që ka mbajtur edhe poste ministrore, tha më pas në transmetim se kjo ishte hera e parë që përballej me diçka të tillë. Gazetari raportohet se po kalonte një gjendje gripale dhe kishte qenë shumë i lodhur nga orët e gjata të punës.