Liz MacKean, ish-reportere hulumtuese britanike që ekspozoi rastin e pedofilit Jimmy Savile, është gjetur e vdekur. Ajo ishte 52 vjeçe.

MacKean punoi në BBC derisa ajo u pushua në vitin 2013 pasi drejtuesit vendosën të ndalonin hetimin e saj novator dhe heroik rreth pedofilit Savile dhe peofilëve të tjerë.

MacKean u shpërblye më në fund kur e vërteta mbi pedofilinë e Savile përfundimisht doli në vitin 2012, një vit i plotë pasi MacKean u përpoq të sillte në dritë krimet e tij të famshme, raporton “Anonymous”, transmeton Periskopi.

Duke pranuar se jeta e saj ishte nën kërcënim gjatë kohës që ajo po hetonte Savilen, MacKean tha se ndërgjegja e saj e nxiste për të ndjekur të vërtetën dhe për të ekspozuar kulturën e pedofilëve.

Nëna e dy fëmijëve mendonte se ishte detyra e saj.

Liz MacKean është gazetarja e dytë e profilit të lartë të BBC që vdes në rrethana të dyshimta pas përpjekjes për të ekspozuar të vërtetën rreth rrjetit pedofil. Jill Dando, ish-presidentja e Crimeëatch, gjithashtu u përpoq të lajmëronte bosët e saj në rrjetin e BBC, duke paralajmëruar se yjet e “emrave të mëdhënj” ishin të implikuar.

Jill Dando, e cila ishte 37 vjeç, u qëllua për vdekje më 26 prill 1999 në prag të shtëpisë së saj në West London në një krim që ende mbetet i pazgjidhur.

Para se të vdiste, Dando kishte kaluar një dosje në menaxhmentin e lartë në mesin e viteve 1990, duke dëshmuar se emrat e mëdhenj të BBC, duke përfshirë Savile, ishin përfshirë në një unazë pedofili, por menaxhmenti i lartë zgjodhi të mbulonte abuzimin e fëmijëve në vend që të organizonte dhe hetonte.