Gazetarja, Dushica Mrgja ka qenë dëshmitare e ngjarjes makabre në Parlament më 27 prill, në emisionin ClickPlus ajo ka theksuar se qëllimi i një grupi njerëzish ishte likuidimi i disa deputetëve, veçanërisht likuidimi i Ziadin Selës,

“Unë me të vërtetë në ato momente kam menduar se nga këtu nuk do të dalë e gjallë. Njerëzit të cilët kanë hyrë në konferencën për shtyp e dinin mirë se ku shkonin dhe kënd duhej ta vrisnin. Qëllimi i tyre ishte Zijadin Sela. Më shumë se 2 orë nuk ka pasur polic. Atje kishte njerëz që kishin ardhur për gjak. Ishte turp që askush nuk u përpoq për të parandaluar atë. Ne u lamë të vetëm. Asnjë person të sigurimit e as nga policia, nuk kishte asnjë … Kishte vetëm rrahës. Kishte njerëz me probleme psiqike. E enjtja e përgjakshme duhet të ketë rezolutë, njerëzit që erdhën për të vrarë duhet të dënohen “, tha Mrdja