Zvezdan Mihajloviq, një zëdhënës i kompanisë Beokolp, që është kompani përgjegjëse për shpërndarjen e gazetave serbe në Kosovë, ka thënë se ishin të gatshëm që ta paguanin taksën 100% por nuk pranuan t’i shisnin gazetat për shkak se u kërkohej të shkruanin “Distributor për Republikën e Kosovës”.

Vendimi i fundit i Qeverisë së Republikës së Kosovës përpos që ka vendosur taksën 100% për produtket serbe, thotë se produktet që nuk i referohen Kosovës me termin kushtetues “Republikë e Kosovës” nuk do të lejohen të hyjnë në Kosovë.

Kjo si duket ka qenë edhe arsyeja se pse gazetat serbe nuk kanë hyrë në Kosovë.

Mihajloviq i ka thënë Asociacionit Gazetar të Serbisë sepse Beokolp nuk ishte e gatshme si kompani që të plotësojë kërkesën e Doganave që i thanë se duhet t’i referoheshin Kosovës si Republika e Kosovës e jo vetëm si Kosovë.

“Mbrëmë ne ishim të gatshëm që ta paguanim taksën 100% kështu që populli ynë do të informohej, por nuk ishim të gatshëm që ta pranonim emërtimin “Republikë e Kosovës”, andaj u tërhoqëm”, theksoi Mihajloviq.