“Atë që deri tani nuk e kemi dëgjuar në mediat e Maqedonisë është se njëra nga shtatë pikat kryesore të “platformës së Tiranës” është edhe kërkesa e shqiptarëve për krijimin e “menaxhimi i integruar i kufijve” në kufijtë me Kosovën dhe Shqipërinë, që në fakt është përpkejke për të eliminuar kufijtë dhe krijimin e Shqipërisë së Madhe”, deklaroi për “Radio e Lirë e Maqedonisë”, Emilija Geleva, analiste gjeopolitike.

 

Ajo theksoi se ky koncept është i NATO-s që nga viti 2002, ku sipas saj, kanë tentuar që përmes një konference rajonale të ndryshojnë kufijtë e Maqedonisë.

Në fund ajo tha se LSDM-ja dhe Zoran Zaevi po tentojnë që me çdo çmim “platforma e Tiranës” të bëhet realitet dhe të bëhet federalizimi i Maqedonisë, kështu duke u krijuar Shqipëria e Madhe./Telegrafi/