Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka përgënjeshtroi informacionet se ka mercenarë shqiptarë në Ukrainë.

Sipas ministres është një gënjeshtër e krijuar nga Moska, duke theksuar se Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe do të vazhdojë të punojë me të gjithë aleatët dhe partnerët për të ndihmuar në përfundimin e agresionit rus.

“Nuk ka mercenarë shqiptarë në Ukrainë! Kjo është një gënjeshtër që Moska vazhdon ta përsërisë pa turp! Thënë kështu, Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe do të vazhdojë të punojë me të gjithë aleatët dhe partnerët për të ndihmuar në përfundimin e agresionit të paprovokuar të Rusisë ndaj popullit të Ukrainës. Zoti i bekoftë”, tha ajo.