Genta Ismajli bën set fotografik topless

Këngëtarja Genta Ismajli, e ftuar në emisionin Prive në Kosovë ka treguar se po bën një set fotografik, ku do të përfshihen edhe foto topless.

Ajo po e bën këtë që të shohë se si do të duket në klipin e saj të fundit, projekt i cili nuk është bërë akoma publik. Seti, i realizuar nga fotografi Veton Osmani do të mbahet mend gjatë, pasi Genta do të tregojë për publikun format e saj, gjë që këngëtarja nuk e ka bërë asnjëherë.